Kryesuesi i Këshillit, z. Atakan Koro dhe Sekretarja e Këshillit znj. Nafiye Gaş, janë pritur sot në takim në Institucionin e Avokatit të Popullit nga z. Naim Qelaj. Në takim Kryesuesi i Këshilli z. Atakan Koro, e informoi z. Qelaj, me sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Avokati i Popullit, i falënderoi përfaqësuesin e Këshillit dhe të Sekretariatit për vizitën, si dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete në të ardhmen, me qëllim të angazhimit të përbashkët për zbatimin sa më të mirë të legjislacionit nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.