Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me aktivitetet e grupit punues për vitin 2023. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan për realizimin e disa aktiviteteve, të cilët do të fillojnë me një vizitë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizimin e një tryeze të rrumbullakët dhe më pas me aktivitetet të tjera. Në takim anëtarët diskutuan edhe për problemet me të cilat po përballen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë të cilët po kryejnë studimet në sektorin e shëndetësisë jashtë vendit, dhe kur po kthehen në Kosovë, nuk po mundë të punësohen.