
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, u pritë në takim nga z. Elvis Karadolami, Këshilltar për komunitete në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Kryesuesi i grupit punues, z. Atakan Koro, znj. Dževahira Kolenović, zëvendë kryese e grupit punues, si dhe dy anëtarët e grupit punues, z. Bajram Ilazi, dhe z. Sunaj Garipi, në takim diskutuan për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit.
Z. Karadolami, theksoi se për sfdat dhe problemet të cilat ju i paraqitët, do ta informoj ministren, si dhe do të angazhohem për adresimin e tyre.