Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

23 Janar 2020, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me gjendjen në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Në takim, anëtarët u pajtuan për organizimin e një tryeze të rrumbullakët gjatë muajit shkurt, në të cilën do ftohen drejtorët e arsimit dhe koordinatorët e arsimit nga disa komuna për të diskutuar lidhur me disa nga problemet me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit, në komunat përkatëse.