Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

18 Janar 2019, Prishtinë

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur, diskutoi lidhur me kurikulën e re, sfidat që mban me vete, dhe atë se si t’u lehtësohet komuniteteve jo shumicë implementimi i saj. Kryesuesja e grupit punues, znj. Senada Sagdati, në takim prezantoi disa nga vështirësitë me të cilat po ballafaqohet komuniteti boshnjak dhe ai turk, gjatë procesit mësimor në implementimin e kurikulës së re.