08 Mars 2019, Prishtinë
Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur shqyrtoi Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës. Pas shqyrtimit, nga anëtarët e grupit punues u vlerësua se projektligji, është i hartuar mirë dhe se nuk përmban në asnjë pjesë të tij, ndonjë nen apo paragraf që cenon të drejtat dhe interesat e pjesëtarëve të komuniteteve.