28 Maj 2019, Prishtinë
Grupi Punues për Legjislacion, në takimi e mbajtur sot shqyrtoi Projekt Rregulloren ( QRK) – nr. XX/ 2019 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) – nr. 21/ 2015 për procedurat dhe kriteret për lëshimin e certifikatave shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë marrë diploma nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, për qëllim të aplikimit për vende pune dhe për marrjen e licencave dhe provimeve profesionale në institucionet publike. Pas shqyrtimit anëtarët e grupit punues u pajtuan për dërgimin e një komenti në këtë Projekt rregullore.