Takimi i grupit punues për legjislacion

10 Mars 2020, Prishtinë

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me inicimin e nismës për shpalljen e Ditës së Diversitetit Kulturor në Kosovë, si një ditë zyrtare. Në takim, znj. Kaltrina Shala, përfaqësuese e OJQ-ve, inicuese të kësaj nisme, arsyetoi propozimin para anëtarëve të grupit punues. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan në parim për këtë nismë, si dhe për hapat dhe veprimet për shtyrjen përpara të kësaj iniciative.