24. Dhjetor 2019, Prishtinë
Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, z. Lazar Radulović, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takimin e sotëm, Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi planin vjetor të punës për vitin 2020. Gjithashtu, Këshilli, në takimin e sotshëm njëzëri, e dënoi dhunën e ushtruar dhe gjuhën e urrejtjes ndaj nxënësit, Emir Halilović, pjesëtarë i komunitetit boshnjak, nga nxënësit shqiptarë në shkollën fillore ’’7 Shtatori” në Vitomiricë.