26. Nëntor 2020, Prishtinë
Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, diskutoi propozimin për formimin e grupeve punuese. Pas diskutimeve anëtarët e Këshillit, miratuan njëzëri propozimin për formimin e pesë grupeve punuese. Në takim u miratua edhe propozimi për emërimin e z. Ridvan Gashi, në cilësinë e përfaqësuesit vëzhgues nga Këshilli, në Grupin Teknik për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.