Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

2. Qershor 2022, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimet e propozuara nga Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, për komunën e Prizrenit dhe për Ministrinë e Kulturës, pas shqyrtimit të njëjtat u miratuan nga anëtarët e Këshillit. Gjithashtu, në takim Këshilli shqyrtoi edhe propozim komentin të propozuar nga kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion, në Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, por i njëjti nuk u miratua nga anëtarët e Këshillit.