Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim planin vjetor të punës për vitin 2023. Pas diskutimit, dhe shqyrtimit të propozim planit vjetor të punës, i njëjti u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit. Në takim kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Kryesuesi në fund të takimit ju uroi festat e fund vitit anëtarëve dhe ju dëshiroi sukses në punën e tyre gjatë vitit 2023.

Pas takimit, Këshilli organizoi koktejin për fund viti në të cilin mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu.