Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur takimin e rregullt në të cilin mori pjesë znj. Arnhild Spence, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, e cila para anëtarëve prezantoi propozimin e Fondit për Ndërtimin e Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Pas prezantimit nga znj. Spence, anëtarët parashtruan pyetje dhe propozuan ide lidhur me Fondin. Në takim, kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.
Në pikën të ndryshme, z. Aleksanadar Rapajić, në cilësinë e përfaqësuesit të ojq-së ACDC, informoi anëtarët e Këshillit lidhur me zhvillimin e internet portalit, të dedikuar komuniteteve, përkrahur nga IOM-i, dhe në bashkëpunim me Zyrën për Çështje të Komuniteteve.