Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur takimin e rregullt në të cilin mori pjesë z. Lazar Radulović, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili informoi anëtarët lidhur me përgatitjet për shpalljen e konkursit për ndarjen e granteve nga ministria. Z. Radulović ftoi anëtarët që t’i informojnë pjesëtarët e komuniteteve të tyre për të aplikuar për grante kur të shpallet konkursi. Në takim anëtarët shqyrtuan dhe miratuan propozim komentet në Projektligjin për Rrugët dhe në Projekt Udhëzimin Administrativ për Ndarjen e Bursave, si dhe propozim rekomandimet për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Për Ministrinë e Punëve të Brendshme.