Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin e rregullt mujor, ku kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara në mes dy takimeve të Këshillit. Në takim gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan propozim komente në Projekt Rregulloren për Procedurën e Decentralizuar të Pranimit në Shërbimin Civil, të cilët do t’i dërgohet ministrisë përkatëse.