Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe propozim komentet në Strategjinë e Punësimit – Kosovë 2023 – 2027, dhe të njëjtat njëzëri u miratuan nga anëtarët Këshillit. Në takim anëtarët e Këshillit, miratuan propozimin për zgjedhjen e anëtares,  znj. Sevim Bërveniku, në Grupin Punues për Çështje të Arsimit dhe zgjedhjen e anëtarit, z.  Agim Ferati , në Grupin Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, të cilët i zëvendësuan z. Atakan Koro dhe znj. Brankica Virijević, në dy grupet punuese të lartë cekura. Në takim, përfaqësuesi i OJQ-së, ACDC z. Aleksandar Rapajić, prezantoi para anëtarëve të Këshillit, versionin e parë të platformës për Zyrën për Çështje të Komuniteteve – Projekt i mbështetur nga IOM.