Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim raportin vjetor të punës për vitin 2023. Në takim, gjithashtu anëtarët e Këshillit u informuan nga z. Avni Kastrati u.d. i Kryeshefit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës lidhur me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, njëkohësisht anëtarët i parashtruan pyetje me qëllim që të jenë sa më të informuar lidhur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e regjistrimit.