30 Maj 2019, Prishtinë
Foto: Arkiva
Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt, në të cilin anëtarët u informuan nga kryesuesi dhe kryesuesit e grupeve punuese për aktivitetet e realizuara ndërmjet ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim komentin e grupit punues për legjislacion në Projekt rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) – nr. 21/ 2015 për procedurat dhe kriteret për lëshimin e certifikatave shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë marrë diploma nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, për qëllim të aplikimit për vende pune dhe për marrjen e licencave dhe provimeve profesionale në institucionet publike.