31. Korrik 2019, Prishtinë
Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi propozim rekomandimet e grupeve punuese. Pas shqyrtimit, rekomandimet me propozim plotësime u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit. Rekomandimet e miratuara, adresojnë çështje në lëmin e arsimit, punësimin dhe përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve nëpër komuna në pajtim me ligjin, si dhe zbatimin e Ligjit për Gjuhët në komunën e Gjilanit. Rekomandimet, do t’i dërgohen: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, komunës së Gjilanit dhe të gjitha komunave në Republikën e Kosovës.