Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

  1. Shtator 2019, Prishtinë

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, z. Živoin Ćirković, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takimin e sotëm, Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi komentin e propozuar nga Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në Projektligjin për Banim Social.