Prishtinë, më 2 Gusht 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203
Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e rregullt mujore, ku u bë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit.
Sipas procedurës, më herët është bërë shqyrtimi i Projekt Rregullores për Punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe i Projekt Kodit të Mirësjelljes për Organizatat Përfaqësuese të Komuniteteve. Pas diskutimeve, u bë edhe miratimi i këtyre dy dokumenteve me 2/3 e votave të anëtareve.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit ngritën shqetësimin dhe u lexua një deklaratë kundër fjalëve të përdorura nga z. Gjergj Dedaj, zëvendës ministër i punëve të jashtme të Kosovës. Në deklaratë u tha se “…është e papranueshme dhe i dënojmë këto deklarata poshtëruese për Republikën e Turqisë, turqit e Ballkanit dhe në veçanti për turqit e Kosovës. Këto deklarata nxisin urrejtje, prishin bashkëjetesën dhe janë të pa tolerueshme për një zyrtar të lartë shtetëror, andaj kërkojmë të merren masa ndaj këtyre personave”.
Ky takim ishte i fundit për anëtaret e Këshillit të këtij mandati, të cilët u falënderuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Sekretariati dhe i dëshiruan punë të mbarë anëtarëve të rinj në punën e tyre duke i kërkuar që të ruajnë frymën pozitive dhe harmoninë në mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke i avancuar të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e secilit komunitet në veçanti.