Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete në përbërje: Z. Agim Ferati, znj Sevim Bërveniku dhe z. Bajram Ilazi, janë pritur në takim nga znj. Emilija Redžepi, Zëvendëskryeministre për të Drejtat të Njeriut dhe të Pakicave. Në takim kryesia e Këshillit, prezantoi disa nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës. Pas prezantimit dhe diskutimeve me Zëvendëskryeministren, dy palët u pajuan që nevojitet bashkëpunim dhe angazhim i përbashkët për ofrimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet të cilat janë me interes dhe me rëndësi për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, si për tekstet mësimore për komunitetin boshnjak, për ndarjen e granteve, fondet e të cilave janë të dedikuara për pjesëtarë të komuniteteve, si dhe për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.