Takimi i përfaqësuesëve të Këshillit me Rektorin Qerimi

Zëvendëskryesuesi i Këshillit, dhe anëtari i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Bajram Ilazi, Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, dhe U.d. Koordinatori  për të Drejtat e Komuniteteve, z. Zijush Ahmeti janë pritur në takim nga rektori, z. Qerim Qerimi dhe prorektorja znj. Njomza Llullaku.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm me universitetin, në fusha të tilla si regjistrimi i studentëve që janë pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë në afatin plotësues në vitin akademik 2023/2024 dhe pjesëmarrja e studentëve jo shumicë në Parlamentin Studentor.

Rektori Qerimi theksoi përkushtimin e universitetit për gjithëpërfshirje, duke theksuar angazhimin e tij me aktorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë për të parë mundësitë për përfshirjen e studentëve jo-shumicë. Rektori gjithashtu vuri në dukje sfidat ligjore në këtë drejtim, duke përfshirë një udhëzim administrativ nga MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit) që e pengon universitetin të kërkojë vërtetësinë në lidhje me përkatësinë etnike të kandidatëve. Për të nxitur një dialog të hapur dhe aktiv mes studentëve, rektori shprehu angazhimin e tij për përcjelljen e informacionit tek përfaqësuesit e studentëve.

Bajram Ilazi, përfaqësues i grupit punues, diskutoi alternativat e mundshme për pranimin e studentëve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës ku përfshiheshin përdorimi i kuotës 12% dhe krijimin e mekanizmave për verifikimin e studentëve nga komunitetet jo-shumicë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e përfshirjes së përfaqësuesve nga komunitetet jo-shumicë në Parlamentin Studentor.

Prorektorja Llullaku theksoi gatishmërinë e universitetit për të krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë studentët dhe ndau disa nga nismat e fundit të ndërmarra nga universiteti në këtë drejtim.

Në përfundim, përfaqësuesit nga universiteti dhe përfaqësuesit nga Këshilli, ran dakord që të bashkëpunojnë në adresimin e aspekteve të ndryshme që do të ndikojnë pozitivisht tek studentët nga komunitetet jo-shumicë.