Takimi me komunitetin Ashkali

23 Qershor 2020, Prishtinë

Përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, mbajtën takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit ashkali, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Në takim z. Qerim Emini, i informoi pjesëmarrësit e takimit në mënyrë të detajuar me punën dhe angazhimin e tij në Këshill, si dhe grupin punues për legjislacion dhe grupin punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale. Gjithashtu, znj. Gyltene Osmani, i informoi pjesëmarrësi në takim, lidhur me mandatin, rolin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit, si dhe prezantoi punën dhe angazhimin e saj, në grupin punues për çështje të arsimit.
Më pas në debat u përfshinë pjesëmarrësit e takimit, z. Bajram Goliqi, z. Besart Jashari, z. Bajram Ilazi, me pyetjet dhe diskutimet e tyre për çështje me rëndësi dhe interes, si në fushën e arsimit, punësimit, çështje sociale, dhe të tjera për komunitetin ashkali, dhe falënderuan për organizimin e takimit.
Përfaqësuesit e komunitetit ashkali, z. Qerim Emini dhe znj. Gyltene Osmani, ofruan përgjigje në pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, njëkohësisht i falënderuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në takim.