08 Korrik 2021, Prishtinë
Përfaqësuesit e komunitetit malazez në Këshill, z. Denis Ivić, dhe znj. Vesna Dabetić, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit malazez, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e komunitetit malazez në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në takim z. Denis Ivić, i njoftoi pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në cilësinë e zv.kryesuesit e këtij grupi punues.
Znj. Vesna Dabetić, në diskutimin e saj njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve.
Pas njoftimit nga z. Denis Ivić, dhe znj. Vesna Dabetić, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit malazez, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, kulturës dhe gjuhët e pjesëtarëve të komunitetit malazez, si dhe kërkuan nga dy anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta.