Takimi me komunitetin Malazez

27 Nëntor 2019, Prishtinë

Përfaqësuesit e komunitetit malazez në Këshill, mbajtën takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit malazez, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Në takim z. Lazar Radulović, i informoi pjesëmarrësit e takimit në mënyrë të detajuar me punën dhe angazhimin e tij në Këshill, grupin punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale, si dhe grupin punues për çështje të arsimit. Gjithashtu, znj. Vesna Dabetić, prezantoi punën dhe angazhimin e saj, në grupin punues për çështje të gjuhëve.
Më pas në debat u përfshinë pjesëmarrësit e takimit, me pyetjet dhe diskutimet e tyre për çështje me rëndësi dhe interes për komunitetin malazez, dhe falënderuan për organizimin e takimit.