30 Qershor 2021, Prishtinë
Përfaqësuesit e komunitetit rom në Këshill, z. Ridvan Gashi, dhe z. Senad Gushani, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit rom, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e komunitetit rom në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në takim z. Ridvan Gashi, i njoftoi pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, në cilësinë e kryesuesit së këtij grupi punues.
Z. Senad Gushani, në diskutimin e tij njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Arsimit.
Pas njoftimit nga z. Ridvan Gashi, dhe z. Senad Gushani, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit rom, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, kulturës dhe gjuhët e pjesëtarëve të komunitetit rom, si dhe kërkuan nga dy anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta.
Nga pjesëmarrësit në takim u vlerësua si shumë i dobishëm një organizimi i tillë sepse ofron bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet anëtarëve të Këshillit dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit rom.