22 Qershor 2021, Prishtinë
Përfaqësuesit e komunitetit turk në Këshill, znj. Gülten Nobırda, znj. Sevim Brveniku dhe z. Atakan Koro, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit turk, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e komunitetit turk në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në takim znj. Gülten Nobırda, i njoftoi pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e Grupit Punues për Legjislacion, në cilësinë e zëvendës kryesueses së këtij grupi punues.
Znj. Sevim Brveniku, në diskutimin e saj i njoftoi pjesëmarrësit për punën e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, ndërsa z. Atakan Koro, në cilësinë e kryesuesit të Grupit Punues për Çështje të Arsimit.
Pas njoftimit nga znj. Gülten Nobırda, znj. Sevim Brveniku, dhe Z. Atakan Koro, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit turk, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, kulturës dhe gjuhëve e pjesëtarëve të komunitetit turk, si dhe kërkuan nga tre anëtarët në Këshill, që gjatë punës së tyre në grupe punuese dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta.
Nga pjesëmarrësit në takim u vlerësua si shumë i dobishëm një organizimi i tillë sepse ofron bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet anëtarëve të Këshillit dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit turk.