Përfaqësuesi i komunitetit Ashkali në Këshill, z. Bajram Ilazi, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit, organizuan një takim me organizatat përfaqësuese pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarë të Këshillit. Në takim z. Bjaram Ilazi, në cilësinë e zëvendës kryesuesit të Këshillit, dhe të anëtarit të grupit punues për çështje të arsimit, i njoftoi në mënyrë të detajuar, pjesëmarrësit me punën e deritanishme të Këshillit, që nga koha e emërimit të tyre në Këshill, si dhe me punën e grupi punues.
Pas njoftimit nga z. Bjaram Ilazi, pjesëmarrësit në takim në kuadër të diskutimit të hapur, ngritën çështje si punësimi jo i mjaftueshëm i pjesëtarëve të komunitetit ashkali, sfidat dhe vështirësitë në fushën e arsimit, kulturës si dhe kërkuan nga anëtari në Këshill, që gjatë punës së tyre në grup punues dhe në Këshill, të trajtojnë dhe të angazhohen në adresimin e çështjeve të ngritura nga ta.
Nga pjesëmarrësit në takim u vlerësua si shumë i dobishëm një organizimi i tillë sepse ofron bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet anëtarëve të Këshillit dhe organizatave përfaqësuese të komunitetit ashkali.