Vizita në Republikën e Kroacisë

Me rastin e Festivalit të 16-të tradicional të folklorit boshnjak në Republikën e Kroacisë, dhe me ftesë të Këshillit të Organizatave Boshnjake, përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill,  zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit dhe një përfaqësues i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, ishin në Zagreb nga data 25-28 tetor 2023.

Në kuadër të vizitës së tyre, përfaqësuesit e KKK-së takuan përfaqësuesin boshnjak në Këshillin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Kroacisë, z. Ishak Hodžić, Kryetar i Këshillit të Organizatave Boshnjake – SABAH dhe Kryetar i Koordinimit të Këshillave të Qarqeve, Këshillit Bashkiak të Zagrebit dhe përfaqësuesve për qarqet e pakicave boshnjake, z. Kadro Kulašin.

Delegacioni i KKK-së u takua edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Boshnjak, z. Bermin Mešić, si dhe me përfaqësuesen e pakicave kombëtare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Ljekaj Prljaskaj.

Në pjesën e fundit të vizitës, përfaqësuesit boshnjak të KKK-së morën pjesë në Festivalin e 16-të tradicional të të folklorit boshnjak, në të cilën morën pjesë rreth 20 shoqata kulturore dhe artistike në Republikën e Kroacisë.

Delegacioni i KKK-së shfrytëzoi rastin për të shkëmbyer përvoja me përfaqësuesit boshnjakë në Republikën e Kroacisë dhe për të diskutuar çështje që janë me interes jetik për komunitetin boshnjak në të dy vendet.

Vizita e realizuar është pjesë e bashkëpunimit tashmë ekzistues në kuadër të Zyrës për Koordinimin e Këshillave Nacionale Boshnjake.