Monthly archives: Shkurt, 2020

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

27. Shkurt 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, sot mbajti takimin e rregullt, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e tyre ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim Këshilli, miratoi propozimin e anëtarit, Emrah Cermjani, për t’i dërguar kërkesë komunës së Gjakovës, për zhvendosjen e …

Punëtoria

Punëtoria 24 – 26 Shkurt 2020. Nga 24 – 26 shkurt është mbajtur Punëtoria për hartimin e Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës.

Tryeza e rrumbullakët

24 Shkurt 2020, Gjilan Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale ka organizuar Tryezën e rrumbullakët ’’Përfaqësimi i pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Shërbimin Civil në nivelin lokal në Republikën e Kosovës – Regjioni i Gjilanit’’.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

20 Shkurt 2020, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi një takim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Kryesuesi i Grupit Punues z. Şerfedin Ȍmer, kryesuesi i Këshillit z. Lazar Radulović, si dhe folësit e tjerë në diskutmet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj dite, gjithashtu theksuan edhe nevojën për angazhim më …

Takimi i grupit punues për legjislacion

19 Shkurt 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me inicimin e nismës për shpalljen e Ditës së Diversitetit Kulturor në Kosovë, si një ditë zyrtare. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan në parim për këtë nismë, si dhe për konsultim lidhur me hapat për procedimin e mëtejshëm.

Dita e komunitetit Ashkali në Kosovë

18. Shkurt 2020, Prishtinë Përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, z. Qerim Emini dhe znj. Gyltene Osmani, organizuan një takim për shënim e ditës së komunitetit ashkali. Në takim ishin të ftuar përfaqësues politik, si dhe pjesëtarë të komunitetit ashkali nga organizatat jo qeveritare. Dy përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, uruan pjesëtarëve të komunitetit …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

14. Shkurt 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete organizoi takim solemn për shënimin e 12 – vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kryesuesi i Këshillit, z. Lazar Radulović, si dhe anëtarët Salif Zećiri, Anesa Čolaković, Gyltene Osmani Şerafedin Ömer, Qerim Emini, Cicilija Čolakić, Senada Sagdati, Adelina Qorraj Emini, me nga një fjalë rasti përshëndetën …