Author archives

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion, sot mbajti takimin e parë në të cilin e zgjodhi kryesinë e grupit punues. Kryesues i grupit punues u zgjodh z. Blerim Shala, ndërsa zëvendëskryesuese u zgjodh, znj. Valentina Ivić.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, sot mbajti takimin e parë në të cilin zgjodhi kryesinë e grupit punues.  Kryesuese e grupit punues u zgjodh znj. Dževahira Kolenović, ndërsa zëvendëskryesues u zgjodh, z. Miloš Arsić.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot, mbajti takimin e rregullt mujor në të cilin e shqyrtoi dhe miratoi propozim plani vjetor të punës së Këshillit për vitin 2025. Në takim u shqyrtua dhe miratua propozimi  vendimi për formimin e pesë grupeve punuese të Këshillit.

Punëtoria për hartimin e Planit vjetor të Punës së Këshillit

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 23 –25 janar, ka hartuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2025, si dhe ka shqyrtuar propozim vendimin për formimin e grupeve punuese. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve gjatë hartimit …

Presidentja Osmani: Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fundvit ka pritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet. Presidentja Osmani ka shkruar: Në fundvit, kisha kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet. Kosova i përket të gjithë …

Presidentja Osmani në Këshillin Konsultativ për Komunitete: Mbrojtja, siguria dhe dinjiteti i çdo individi, janë prioritet

Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur mbledhjen konstituive me përbërjen e re. Sipas Presidentes Osmani, Këshilli Konsultativ për Komunitete është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët. Në fjalimin e saj, Presidentja …

Sekretariati i Këshillit dënon sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të komuniteteve

Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete, dënon ashpër sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom në Ferizaj. Ky akt monstruoz ndaj pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, është i papranueshëm dhe nuk mund të tolerohet, sepse rrezikon sigurinë dhe bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës, pa dallime etnike. …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot, mbajti takimin e rregullt në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punues i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ne mes dy takimeve të Këshillit. Në takim znj. Manuela Petrović, para anëtarëve të Këshillit e prezantoi platformën nga Zyra për Çčshtje të Komuniteteve. Takimi i sotëm, ishte takimi …