Year archives: 2019

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Shtator 2019, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, z. Živoin Ćirković, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takimin e sotëm, Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi komentin e propozuar nga Grupi Punues për Legjislacion …

Takimi i grupit punues për legjislacion

23 Shtator 2019, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion dhe Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, mbajtën takimin e përbashkët, në të cilin shqyrtuan Projektligjin për Banim Social. Pas diskutimeve anëtarët, u pajtuan që të dërgojnë një koment në këtë projektligj, që pas pikës 1.4. në paragrafin 1, të nenit 4, të shtohet …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

30. Gusht 2019, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur punëtorinë me temën ’’ Të njihemi dhe të jetojmë së bashku – Njohuritë me zakonet dhe traditat kombëtare të të gjitha komuniteteve në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve kanë prezantuar zakonet dhe traditat e tyre, duke filluar nga kohët e mëhershme …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

31. Korrik 2019, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi propozim rekomandimet e grupeve punuese. Pas shqyrtimit, rekomandimet me propozim plotësime u miratuan njëzëri nga anëtarët e Këshillit. Rekomandimet e miratuara, adresojnë çështje në lëmin e arsimit, punësimin dhe përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve nëpër komuna në pajtim me ligjin, si dhe …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

25 Korrik 2019, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimet e propozuara nga anëtarët e grupit punues. Pas shqyrtimit anëtarët e grupit punues u pajtuan që t’i propozojnë për miratim Këshillit, dhe të njëjtat pas miratimit në Këshill, t’i dërgohen Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Takimi i grupit punues për çështje të punësimit

11 Korrik 2019, Prishtinë Foto: Takimi i grupit punues për çështje të punësimit Grupi punues për çështje të punësimit dhe çështjet sociale në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe hartoi rekomandimin, i cili pasi që miratohët në Këshill do t’i dërgohet komunave në Republikën e Kosovës.

Punëtoria e Këshillit, e mbështetur nga OSBE-ja

04-05. Korrik 2019, Prevallë Më 4 dhe 5 korrik në Prevallë në komunën e Prizrenit, misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti punëtorinë për Këshillin Konsultativ për Komunitete, në të cilin anëtarët e KKK-së diskutuan për prioritetet dhe mënyrat e komunikimit dhe bashkëpunimit më efektiv me institucionet e vendit. Në punëtori, anëtarët e Këshillit u ndanë …

Takimi i grupit punues për çështje të punësimit

07 Qërshor 2019, Prishtinë Foto: Takimi i grupit punues për çështje të punësimit Grupi Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me punësimin e grave me aftësi të kufizuara. Gjatë diskutimeve anëtarët theksuan se kjo kategori është e lënë anash në punësim dhe se duhet angazhim i …