Year archives: 2021

Kryesia

15. Qershor 2021, Prishtinë Kryesia e Këshillit, z. Aleksandar Rapajić, dhe z. Almedin Fejza, kanë pritur sot, në takim z. Gazmen Salijević, zëvendës ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin e Këshillit me Ministrinë në të ardhmen për çështje me interes për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, me …

Takimi me komunitetin Egjiptian

21 Maj 2021, Pejë Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Këshill, znj. Adelina Qorraj Emini dhe z. Fatmir Zymberi, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit organizuan një takim me Organizatat Përfaqësuese të Komunitetit egjiptian, pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarët e komunitetit egjiptian në …

Takimi i grupit punues për legjislacion

20 Maj 2021, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Programin Legjislativ për Vitin 2021. Pas shqyrtimit, anëtarët e grupit punues, identifikuan dhe u përcaktuan për tridhjetët e tre (33) projektligje, për të cilët vlerësuan se janë me rëndësi për komunitetet dhe në të cilët do të ofrojnë kontributin në fazën …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Prill 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takim e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve. Pas diskutimit dhe shqyrtimit nga anëtarët propozim rekomandimi u miratua njëzëri dhe i njëjti do t’i dërgohet Ministrisë për Punë të Brendshme.

Këshilli Konsultativ për Komunitete

22-23 Prill 2021, Prizren Më 22-23 prill 2021 në Prizren është organizuar dhe mbajtur trajnimi për anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Trajnimi është mbajtur në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike ( IKAP) Temat e trajnimit: Roli, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Këshilli Konsultativ për Komunitete dhe korniza ligjore …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

16 Mars 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit takoi zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Dukagjin Pupovci. Në takim u diskutuan sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit. Zëvendësministri Pupovci premtoi adresimin e plotë të sfidave gjatë mandatit qeverisës.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Mars 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takim e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2020. Në takim, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim komentet në Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Takimi i grupit punues për çështje të kulturës

25 Mars 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët e grupit kanë diskutuar lidhur me problemet e komuniteteve jo shumicë gjatë pandemisë. Të ftuar në ketë takimi ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, z. Iber Alaj U.D. Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Esin Şişko, …

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhëve

24 Mars 2021, Prishtinë Grupi punues për Çështje të Gjuhëve, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me komentet e dërguara nga Zyra e Komisionarit për Gjuhët në UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MPB) NR.00/2021 PËR DOKUMENTET E GJENDJES CIVILE.