Author archives

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

27. Gusht 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet nga institucionet përkatëse, që në kuadër të autoritetit, përgjegjësive dhe kompetencave, të sigurohet që komunitetit malazez dhe kroat, t’i mundësohet përfaqësimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu në takim Këshilli, miratoi edhe rekomandimin për Ministrinë …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

11 Gusht 2020, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me gjendjen në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Pas diskutimeve, anëtarët u pajtuan që çështjet për të cilët diskutuan, t’i adresojnë me anë të rekomandimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë.

Takimi i grupit punues për legjislacion

06 Gusht 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin për përfaqësimin e komunitetit malazez dhe kroat, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan dhe e miratuan versionin e ri të propozim rekomandimit.

Takimi i grupit punues për legjislacion

16 Korrik 2020, Prishtinë/Foto nga arkiva Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot përmes zoom platformës, shqyrtoi propozim rekomandimin për njohjen e statusit, komunitetit malazez dhe kroat, dhe në parim anëtarët u pajtuan për versionin e propozim rekomandimit. Anëtarët e grupit punues shqyrtuan edhe projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, por nuk …

Takimi i grupit punues për legjislacion

03 Korrik 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi Programin Legjislativ për Vitin 2020, si dhe Planin e Dokumenteve Strategjike 2020 – 2022. Anëtarët e grupit punues, pas shqyrtimit identifikuan dhe u përcaktuan për pesëdhjetë e katër (54) projektligje dhe njëmbëdhjetë (11) strategji, për të cilat në fazën e konsultimeve …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

30. Qershor 2020, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, mbajti takimin e rregullt sot nëpërmes zoom platformës. Kryesuesi i Këshillit, dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në pikën të ndryshme, anëtarët Berhil Šasivari, Emrah Cermjani, Edon Gërbani, dhe Qerim Emini, shprehën kritika ndaj punës së …

Takimi me komunitetin Ashkali

23 Qershor 2020, Prishtinë Përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, mbajtën takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit ashkali, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe me përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Në takim z. Qerim Emini, i informoi pjesëmarrësit e takimit në mënyrë të detajuar me punën dhe angazhimin e tij në Këshill, si …

NJOFTIM PUBLIK

Në bazë të nenit 22 të Statutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete, të shpallur përmes dekretit Nr. DNJ – 02 – 2017 të Presidentit të Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete SHPALL KËTË NJOFTIM PUBLIK • Ftohen organizatat përfaqësuese të komuniteteve të paraqesin kërkesën për aplikim, listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin …

Kryesia e Këshillit

04 Qershor 2020, Prishtinë Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete, priti sot në takim përfaqësuesit nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me të cilët diskutuan për çështjet e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë të drejtat e komuniteteve jo shumicë, si dhe rolin e institucioneve në mbrojtjen dhe promovimin e tyre. Në takim …

Takimi i grupit punues për legjislacion

10 Mars 2020, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me inicimin e nismës për shpalljen e Ditës së Diversitetit Kulturor në Kosovë, si një ditë zyrtare. Në takim, znj. Kaltrina Shala, përfaqësuese e OJQ-ve, inicuese të kësaj nisme, arsyetoi propozimin para anëtarëve të grupit punues. Pas diskutimeve, anëtarët u …