Author archives

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Prill 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takim e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve. Pas diskutimit dhe shqyrtimit nga anëtarët propozim rekomandimi u miratua njëzëri dhe i njëjti do t’i dërgohet Ministrisë për Punë të Brendshme.

Këshilli Konsultativ për Komunitete

22-23 Prill 2021, Prizren Më 22-23 prill 2021 në Prizren është organizuar dhe mbajtur trajnimi për anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Trajnimi është mbajtur në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike ( IKAP) Temat e trajnimit: Roli, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Këshilli Konsultativ për Komunitete dhe korniza ligjore …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

16 Mars 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit takoi zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Dukagjin Pupovci. Në takim u diskutuan sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit. Zëvendësministri Pupovci premtoi adresimin e plotë të sfidave gjatë mandatit qeverisës.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

29. Mars 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takim e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2020. Në takim, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim komentet në Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Takimi i grupit punues për çështje të kulturës

25 Mars 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët e grupit kanë diskutuar lidhur me problemet e komuniteteve jo shumicë gjatë pandemisë. Të ftuar në ketë takimi ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, z. Iber Alaj U.D. Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Esin Şişko, …

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhëve

24 Mars 2021, Prishtinë Grupi punues për Çështje të Gjuhëve, në takimin e mbajtur sot diskutoi lidhur me komentet e dërguara nga Zyra e Komisionarit për Gjuhët në UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MPB) NR.00/2021 PËR DOKUMENTET E GJENDJES CIVILE.

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

23 Mars 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi për njohjen e mangësive, eliminimin e mangësive dhe përmirësimin e arsimit online. Anëtarët e grupit punues në diskutimet e tyre, cekën disa nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar pjesëtarët e komuniteteve gjatë organizimit të mësimit online, …

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

23 Shkurt 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit në takimin e mbajtur sot, diskutoi për sistemin arsimor dhe problemet e arsimtarëve në komunitetin goran, si dhe për njohjen e mangësive, eliminimin dhe përmirësimin e arsimit online.

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhëve

22 Shkurt 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi një takim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Të gjithë folësit në diskutmet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj dite, gjithashtu theksuan edhe nevojën për angazhim më të madh, nga të gjitha institucionet e vendit për zbatimin sa më të mirë të …