Year archives: 2019

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

28 Mars 2019, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takim e mbajtur sot shqyrtoi dhe miratoi propozim raportin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2018. Gjithashtu, në takim raportuan kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

22 Mars 2019, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot takim, në të cilin morën pjesë z. Bajrush Sezairi, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe znj. Nazan Safçi, Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin e Komuniteteve, në këtë ministri. Në takim anëtarët e grupit punues dhe përfaqësuesit e ministrisë, diskutuan …

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

21 Mars 2019, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur takimin sot, ku morën pjesë edhe zyrtarë të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët. Tema e diskutimit ka qenë Analiza e gjendjës në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë dhe hapat që duhet të ndërmiren për realizimin e tij. Gjitashtu është …

Takimi i grupit punues për legjislacion

08 Mars 2019, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur shqyrtoi Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës. Pas shqyrtimit, nga anëtarët e grupit punues u vlerësua se projektligji, është i hartuar mirë dhe se nuk përmban në asnjë pjesë të tij, ndonjë nen apo paragraf që …

Takimi i grupit punues për çështje të kulturës

07 Mars 2019, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët e grupit kanë diskutuar lidhur me shënimin e ditëve të shkrimtarëve nga komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

28 Shkurt 2019, PrishtinëFoto: Takimi I Këshillit Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit, dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim u diskutua edhe për çështje të ndryshme me interes për pjesëtarët e komuniteteve.

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

21 Shkurt 2019, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi një takim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Pjesëmarrës në takim ishte edhe përfaqësuesi nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, z. Slaviša Mladenović. Të gjithë folësit në diskutmet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj dite, gjithashtu theksuan edhe nevojën për angazhim më …

Takimi i grupit punues për legjislacion

24 Janar 2019, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur, shqyrtoi programin legjislativ dhe planin vjetor të dokumenteve strategjike për vitin 2019. Pas shqyrtimit anëtarët u përcaktuan për tridhjetë e një (31) projektligje dhe dhjetë (10) projekt strategji, për të cilat vlerësuan se janë me rëndësi për komunitetet dhe, në të cilat grupi …

Takimi i grupit punues për çështje të gjuhës

22 Janar 2019, Prishtinë Grupi punues për çështje të gjuhëve diskutoi për festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Kryesuesi i grupit Şerafedin Ömer, i njoftoi anëtarët e grupit të punës për këtë nismë dhe për mënyrën se si do të shënohet kjo ditë më 21 Shkurt të këtij viti.