Author archives

Takim me z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë

Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, ka pritur në takim z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë. Në takim z. Angılı  u informua nga znj. Gaş, lidhur me punën, rolin dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Ambasadori  Angılı, Këshillin Konsultativ për Komunitete  e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për …

Shënimi i Ditës së Evropës

Me ftesë të z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  z. Agim Ferati, Kryesues i Këshillit dhe znj, Nafiye Gaş, Sekretare e Këshillit, kanë marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e Ditës së Evropës.

Punëtoria për të drejtat e komuniteteve

Me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, është mbajtur punëtoria për të drejtat e komuniteteve dhe shkëmbimi i përvojave të mira për anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, nga 26 – 28 prill, në Shkup. Hapja e punëtorisë u bë nga znj. Nadica Pavlovska dhe znj. Nafiye Gaş, …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur takimin e rregullt në të cilin  mori pjesë znj. Arnhild Spence, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim, e cila para anëtarëve prezantoi propozimin e Fondit për Ndërtimin e Paqes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Pas prezantimit nga znj.  Spence, anëtarët parashtruan pyetje dhe propozuan ide lidhur me Fondin. Në …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi punues për Legjislacion sot ka mbajtur takim në të cilin shqyrtoj Projekligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtëshme. Pas shqyrtimit nuk pati komente në këtë projektligj.

Takimi i Grupit punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, u pritë në takim nga z. Elvis Karadolami, Këshilltar për komunitete në  Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kryesuesi i grupit punues, z. Atakan Koro, znj. Dževahira Kolenović, zëvendë kryese e grupit punues, si dhe dy anëtarët e grupit punues, z. Bajram Ilazi, dhe z. Sunaj Garipi, në  takim …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot ka mbajtur takimin e rregullt mujor. Në takim kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit.  Në pikën të ndryshme, anëtarja e Këshillit znj. Elizabeth Gowing, i informoi anëtarët lidhur me fillimin e punës së Komisionit për verifikimin …

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me mungesën e psikologëve dhe specialistëve të orientimit nëpër shkolla. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që kjo çështje të adresohet në të ardhmen në institucionet përkatëse.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi propozimin për emërimin e një anëtari në Grupin Punues për Legjislacion. Në takim Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2022. Po, ashtu Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin për komunën e Graçanicës, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në këtë komunë.

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur takim, në të cilën ka diskutuar lidhur me aktivitete të grupit punues. Gjithashtu, grupi punues ka planifikuar që gjatë muajin e ardhshëm të realizon një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të diskutohet lidhur me përkrahjen e planifikuar të ministrisë për …