Category «Uncategorized»
Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete
Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin e rregullt mujor, ku kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara në mes dy takimeve të Këshillit. Në takim gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan propozim komente në Projekt Rregulloren për Procedurën e Decentralizuar të Pranimit në Shërbimin Civil, të …
Vizita në Republikën e Kroacisë
Me rastin e Festivalit të 16-të tradicional të folklorit boshnjak në Republikën e Kroacisë, dhe me ftesë të Këshillit të Organizatave Boshnjake, përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit dhe një përfaqësues i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, ishin në Zagreb nga data 25-28 tetor 2023. Në kuadër të …
Punëtoria me OSBE-në
Me qëllim të rritjes së kapaciteteve ekzistuese të Këshillit Konsultativ për Komunitete, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një seancë informative për anëtarët e Këshillit dhe Sekretariatin e tij për të eksploruar praktikat më të mira në analizimin dhe hartimin e komenteve të qarta, të arsyetuara dhe të argumentuara mirë. lloje të ndryshme të dokumenteve …
Takimi me Organizatat përfaqësuese të komunitetit Ashkali
Përfaqësuesi i komunitetit Ashkali në Këshill, z. Bajram Ilazi, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, si dhe në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit, organizuan një takim me organizatat përfaqësuese pjesëmarrëse në procesin e nominimit për anëtarë të Këshillit. Në takim z. Bjaram Ilazi, në cilësinë e zëvendës kryesuesit të Këshillit, dhe të …
Presidentja Osmani në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete: Është angazhim i yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për të gjitha komunitetet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëhequr takimin e radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe shqetësimet që kanë komunitetet. Sipas Presidentes Osmani, punësimi pa dallim përkatësie ruajtja dhe zbatimi i karakterit shumë gjuhësor të shoqërisë kosovare, që paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike …
Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete
Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim komentet në Projektligjin për Provimin e Maturën Shtetërore dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit NR. 06/L-10 për Noterinë, i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin NR. 08/L-149. Pas diskutimit dhe shqyrtimit propozim komentet u miratuan nga anëtarët e Këshillit. Në takim Këshilli, shqyrtoi …
Takimi i përfaqësuesëve të Këshillit me Rektorin Qerimi
Zëvendëskryesuesi i Këshillit, dhe anëtari i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, z. Bajram Ilazi, Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, dhe U.d. Koordinatori për të Drejtat e Komuniteteve, z. Zijush Ahmeti janë pritur në takim nga rektori, z. Qerim Qerimi dhe prorektorja znj. Njomza Llullaku. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe të …
Takimi i Kryesisë së Këshillit me Zëvendëskryeministren znj. Redžepi
Kryesia e Këshillit Konsultativ për Komunitete në përbërje: Z. Agim Ferati, znj Sevim Bërveniku dhe z. Bajram Ilazi, janë pritur në takim nga znj. Emilija Redžepi, Zëvendëskryeministre për të Drejtat të Njeriut dhe të Pakicave. Në takim kryesia e Këshillit, prezantoi disa nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo …
Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit
Grupi Punues për Çështje të Arsimit ka mbajtur sot takim, në të cilin ka diskutuar lidhur me vendet e rezervuara për komunitete jo shumicë në universitete publike dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë kur është fjala për kuotën e garantuar për pranim në universitetet publike në Republikën e Kosovës.