Category «Uncategorized»

Takimi me përfaqësuesit e komunitetit Turk

Në Mitrovicë më 10 shkurt 2024 përfaqësuesit e komunitetit turk në Këshill, z. Atakan Koro dhe znj Sevim Bërveniku, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, organizuan një takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit turk, pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Mitrovica, Vushtrria, Prishtina dhe Prizreni. Z. Atakan …

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit  në takimin e mbajtur sot, e zgjodhi znj. Dževahira Kolenović, për kryesuese të grupit punues dhe z. Sunaj Garipi, zëvendëskryesues të këtij grupi. Në takim, anëtarët diskutuan edhe për aktivitetet e grupit punues gjatë këtij viti.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe propozim komentet në Strategjinë e Punësimit – Kosovë 2023 – 2027, dhe të njëjtat njëzëri u miratuan nga anëtarët Këshillit. Në takim anëtarët e Këshillit, miratuan propozimin për zgjedhjen e anëtares,  znj. Sevim Bërveniku, …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi propozim rekomandimin për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe pas shqyrtimit, propozim rekomandimi u mbështet nga anëtarët e grupi punues. Në takim nga anëtarët e grupit punues u shqyrtuan propozim komentet në Strategjinë e Punësimit – Kosova 2023-2027, pas shqyrtimit propozim komentet u plotësuan …

Takimi i rregullt i Këshillit

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur takimin e rregullt mujor, në të cilin ka shqyrtuar dhe miratuar planin vjetor të punës për vitin 2024. Në takim, anëtarët kanë diskutuar për ndarjen e subvencioneve nga Qeveria, gjatë vitit 2023, shprehën pakënaqësitë me mënyrën e ndarjes së subvencioneve, si dhe mos përfshirjen e projekteve të organizatave joqeveritare …

Presidentja Osmani në Këshillin Konsultativ për Komunitete: Barazi në punësim për të gjithë pa dallim

Në takimin e organizuar për fund vit nga Këshilli Konsultativ për Komunitete ka marrë pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Presidentja i faleminderoj anëtarët për pjesëmarrje në këtë takim të fundvitit, si dhe në fjalimin e saj theksoi: “Përpara se të fillojmë, do të doja të shpreh një falënderim të veçantë …

Punëtoria për Planin e Punës së KKK-së

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 21 –23 dhjetor, ka hartuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2024. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve gjatë hartimit të propozim planit vjetor të punës. Propozim plani vjetor i punës …

Punëtoria dy ditore në Prishtinë

Me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë, Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur punëtorinë dy ditore në Prishtinë me temën “Rritja e kapaciteteve të rishikimit dhe komentimit legjislativ të Këshillit Konsultativ për Komunitete”. Gjatë dy ditëve të punëtorisë është shqyrtuar Projektligji për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e …

Takimi në Këshillin e Evropës në Prishtinë

Kryesuesi i Këshillit, Atakan Koro, dy  zëvendëskryesuesit, Valentina Ivić, Petar Đorđević, si dhe anëtarja e Këshillit, Elizabeth Katherine Gowing, më 05 nëntor 2023, janë pritur në takim në Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, nga delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Elodie Fischer, Beatrice Fresko Rolfo, Eleanor Hourigan, dhe Azadeh Rojhan.