Monthly archives: Maj, 2023

Takimi me organizata përfaqësuese të komunitetit boshnjak

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Këshill, Agim Ferati dhe Almedin Fejza, janë takuar me organizatat përfaqësuese të komunitetit boshnjak që kanë marrë pjesë në procesin e nominimit të kandidatëve për anëtarësim në Këshill. Z. Ferati dhe z. Fejza i njoftuan  përfaqësuesit e organizatave për aktivitetet e realizuara të përfaqësuesve boshnjakë në Këshill, problemet specifike të …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur takimin e rregullt në të cilin  mori pjesë z. Lazar Radulović, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili informoi anëtarët lidhur me përgatitjet për  shpalljen e konkursit për ndarjen e granteve nga ministria. Z. Radulović ftoi anëtarët që t’i informojnë pjesëtarët e komuniteteve të tyre për …

Takimi me Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit, z. Agim Ferati dhe Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, kanë pritur në takim Ambasadorin Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, me bashkëpunëtoret e tij, znj. Helga Špadina, znj. Shqipe Hajredini, z. Giovanni Corbo, znj. Enisa Rami. Kryesuesi i Këshillit z. Agim Ferati, e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen …

Takimi në Ministrinë e Shëndetësisë

Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit,  z. Atakan Koro,  është pritur në takim nga znj. Dafina Gexha – Bunjaku, zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë,  të cilën e ka informuar lidhur me çështjen e studentëve të komuniteteve të cilët i kanë përfunduar studimet në fushën e shëndetësisë jashtë vendit, kryesisht në Turqi, por edhe …

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Kuluturës

Anëtarët e Grupit punues për çështje të kulturës kane zhvilluar takimin me zëvendësministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sylejman Elshani. Poashtu anëtarët e njoftuan zv.ministrin me punën e Këshillit si dhe me objektivat e trajtuara nga Grupi i punës për çështje kultures. Zëvendësministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me anëtarët e Këshillit …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi Projektligjin për Rrugët dhe Projekt Udhëzimin Administrativ për Ndarjen e Bursave. Pas diskutimit dhe shqyrtimit anëtarët u pajtuan për disa komente në këtë projektligj dhe projekt udhëzim administrativ, të cilat do t’ja propozojnë Këshillit për miratim.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve

Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve ka mbajtur sot takim në të cilën anëtarët e grupit diskutuan për respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare. Pas diskutimit u pajtuan që të propozen rekomandimet në takimin e Këshillit për miratim, të cilat do të dërgohen Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Administrimit të …

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Kulturës

Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur sot takim dhe ka diskutuar lidhur me aktivitete të grupit punes. Pas diskutimeve anëtarët e grupit kanë vendosur që gjatë ditëve në vijim të organizohet një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Takim me z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë

Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, ka pritur në takim z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë. Në takim z. Angılı  u informua nga znj. Gaş, lidhur me punën, rolin dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Ambasadori  Angılı, Këshillin Konsultativ për Komunitete  e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për …

Shënimi i Ditës së Evropës

Me ftesë të z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  z. Agim Ferati, Kryesues i Këshillit dhe znj, Nafiye Gaş, Sekretare e Këshillit, kanë marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e Ditës së Evropës.